Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

Politikë

Publikuar: 04/06/2026

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

Kryedemokrati,  Sali Berisha, ka publikuar ditën e sotme disa mesazhe që sipas tij i janë dërguar punonjësve të administratës për të marrë pjesë në një organizim në Vlorë, që ai e ka quajtur anti-miting ndaj revoltës qytetare të ditëve të fundit.

“Të dashur miq, Edi Rama në kundër përgjigjie të revoltës qytetare në Tiranë planifikon për nesër anti-miting në Vlorë! Dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar identik me anti-mitingjet e vullnetarëve të Enverit pas rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës në Sheshin Skenderbej. U bëj thirrje qytetarëve të Vlorës pavarësisht nga bindjet politike të bojkotojnë me përçmim anti-mitingun e tij si një akt antidemokratik përçarës”, shkruan Berisha.

Ndërkohë qytetari që ka kryer edhe denoncimin pranë kreut të PD, shkruan: Nesër në Vlorë pritet të zhvillohet një kundërprotestë. Po ushtrohet presion ndaj punonjësve të administratës publike nga zona të ndryshme, përfshirë Konispolin, Sarandën, Gjirokastrën, Tepelenën, Lushnjën dhe Fierin, për të marrë pjesë në këtë aktivitet.

Mesazhi i dërguar administratës: Si je e dashur, doja tju jepja nje info, toshkallari e bashk nga bere mbledhje dje me pergjegjset e kopshteve duke i urdheruar per takimin e dt 5 qe vjen Dushmani dhe urdher i prere qe secili punonjes te mare edhe 5 veta me vete po u shkojne lodren adm(mgjthse per mua mire ua ben se ka gjetur e ben…njerez dele), mirenjohje per ty, anonim te lutem.