Për kërcënimet ndaj vendit tonë për sulme nga ana e grupeve të lidhura me Iranin, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari deklaroi se ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, iu ka komunikuar se është një paralajmërim standard i cili iu është drejtuar dhe vendeve të tjera.
Në konferencën për gazetarët paraditen e sotme, ministri deklaroi se pavarësisht kësaj është bërë vlerësimi i riskut dhe janë marrë një sërë masash për garantimin e sigurisë publike në sheshe dhe vende kritike.
Shqipëria prej disa kohësh ka marrë masat e nevojshme për vlerësimin e riskut bazuar në shërbimet e inteligjencës, por edhe një plan masash jo vetëm për sigurinë publike në sheshe dhe vendndodhje kritike, ku janë përfshirë agjencitë ligjzbatuese dhe shërbimet e inteligjencës.
Duke pasur parasysh dhe mesazhin e ambasadës amerikane komunikova me strukturat e policisë, njësinë Antiterror, për të më informuar për masat e marra dhe komunikimin me përfaqësues të zyrës së sigurisë së ambasadës. Mu komunikua se nga ambasada iu është thënë se ky është paralajmërim standard i cili i është drejtuar edhe vendeve të tjera.