Çim Peka ngre alarmin për ‘pazarin’ e PD: Mos prisni që ta marrin Ramën me helikopter, tani është radha e opozitës

Politikë

Publikuar: 04/01/2026

Çim Peka ngre alarmin për ‘pazarin’ e PD: Mos prisni që ta marrin Ramën me helikopter, tani është radha e opozitës

Gazetari i familjes Berisha, Çim Peka, i cili, herë pas here, shërben edhe si strateg i komunikimit të PD-së, nëpërmjet një postimi në profilin e tij personal, shprehet se tani është radha e opozitës dhe nuk duhet pritur që Ramën të vijnë ta marrin me helikopter si Maduron e Venezuelës.

Peka, gjithashtu, ngre shqetësimin për një qeveri teknike të ofruar nga Rama dhe e quan atë pazar nga ana e opozitës.

“Mos prisni ta marrin Ramen me helikopter!

Tani është radha e opozitës dhe popullit të bëjë punën e vetë këtë Janar, dhe, ai iken me ambulancë se nuk mban presion.
Cdo qeveri teknike e ofruar nga Rama prej gjysmë-presionit është pazar me të. Qeveria teknike duhet të vijë nga “violenca demokratike” që të mos kemi një 17 Maj të dytë dhe rënie përfundimtare të këtij “Narko/regjimi”.

Duhet bërë shembull që askush të mos guxojë në të ardhmen t’i bëj të njëjtën gjë shqiptarëve!” – shkruan strategu i PD-së, Çim Peka.