Ervin Salianji ‘sfidon’ Berishën: Njofton foltoren e tij në Shkodër

Politikë

Publikuar: 26/12/2025

Ervin Salianji ‘sfidon’ Berishën: Njofton foltoren e tij në Shkodër

Ervin Salianji vijon ta sfidojë Sali Berishën, pavarësisht se ky i fundit u shpreh ai kaloi vijën e kuqe dhe u vetëpërjashtua.

 Ditën e shtunë, ish-deputeti do të jetë në Shkodër për t’u takuar me demokratët atje.

Takimi do të zhvillohet në hotel Rozafa, në orën 18:00. Më herët Salianji ka qenë edhe me demokratët në Elbasan dhe Durrës.