Mes kaosit, flakadanëve, përplasjeve me gardën dhe akuzave është mbyllur seanca e fundit parlamentare për këtë vit. Partia Demokratike ka rikthyer tensionet në Parlament.
Deputetët demokratë zunë vendet e ministrave pa nisur ende seanca, çka bëri që të përplasen me Gardën.
Flakadanët dhe tymueset u rikthyen sërish në Kuvend nga deputetët e Partisë Demokratike.
Në fotot më poshtë duket deputeti Flamur Noka duke lagur një nga punonjësit e Gardës, ndërsa nuk ka munguar dhe hedhja e sendeve drejt kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi.
Ndërkohë, Avokati i Popullit Endri Shabani u votua mes kaos itali dhe më pas u largua nga salla duke përshëndetur opozitën me puthje.
Për shkak të kaosit të krijuar nga deputetët e opozitës, me kërkesë të kreut të grupit të PS, Taulant Balla, Kuvendi kaloi në votim të rendit të ditës.