Pas përplasjeve në Kuvend, demokratët mblidhen në seli

Politikë

Publikuar: 18/12/2025

Pas përplasjeve në Kuvend, demokratët mblidhen në seli

Pas seancës së tensionuar të kësaj të të enjte, ku deputetët e opozitës u përplasen me gardistët, grupi parlamentar demokrat u mblodh në selinë e PD-së.

Ata kanë kërkuar thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për Belinda Ballukun dhe po mbledhin firmat për ta çuar çështjen e Avokatit të Popullit në Gjykatën Kushtetuese.

Kujtojmë se deputetët e PD-së ndezën flakadanë sapo kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, rinisi seancën pas disa minutash pushim.

Në vijim të seancës, për shkak të kaosit të krijuar nga deputetët e opozitës, të cilët zaptuan karriget e ministrave dhe nuk i liruan, me kërkesën e kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla, Kuvendi kaloi në votim të rendit të ditës.