Video / Çim Peka godet Flamur Nokën, e paraqet si budalla në sy të Berishës. Plan për t’a larguar?

Kryesore

Publikuar: 09/12/2025

Video / Çim Peka godet Flamur Nokën, e paraqet si budalla në sy të Berishës. Plan për t’a larguar?

Pas Belind Këlliçit, të cilin e akuzoi se sillet siç do Edi Rama, gazetari pranë Familjes Berisha, Çim Peka ka goditur numrin dy të Partisë Demokratike, Flamur Nokën, duke e portretizuar si një personazh që nuk ka lidhje me botën intelektuale.

Gjatë një interviste me Berishën në televizionin e familjes së tij, Peka tha se numrat dy të PD ka qenë gjithmonë intelektualisht afër Sali Berishës, ku përmendi Arben Imamin, Neritan Cekën, Bamir Topin, Ridvan Boden dhe Jozefina Topallin. Peka tha se numri dy aktual i PD-së, duke iu referuar Flamur Nokës, ështê shumë larg intelektualisht kryetarit Berisha.

Mbetet për t’u parë nëse sulmi i Pekës ndaj Flamur Nokës është bërë me lejen dhe në kordinim me Berishën, me qëllim për të shkarkuar Nokën si Sekretar i Përgjithshëm i PD-së. Kujtojmë që Noka është nën hetim nga SPAK dhe nuk përjashtohet arrestimi i tij.