Sot pritet të mblidhet përpara kryeministrisë seanca e dytë e Foltores, ku Berisha synon të rrëzojë Edi Ramën.
Me Foltoren e parë kreu demokrat largoi nga drejtimi i Partisë Demokratike Lulzim Bashën.
Tubimi pritet të ndodhë këtë të hënë në ora 18:00 përpara Kryeministrisë, ndërsa pjesëmarrja pritet të jetë në shifrat e javës së kuluar, ku rezultoi një dështim përsa i përket marrjes pjesë.
“Foltorja 2”, sipas Berishës vjen si përgjigje e bllokimit të hapësirës së opozitës në parlament. Mazhoranca, sipas tyre, po pengon zërin opozitar të cilin PD ka vendosur ta ngrejë fort në tribunën para kryeministrisë, por që, nga ana tjetër, nuk po arrin dot të mobilizojë as militantët e saj, sepse njerëzit ka kohë që nuk i bind dhe i mobilizon dot.