Video / Çuni Fahriu feston raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet si alibi e Berishës për të mos zbatuar nenin e dorëheqjes

Politikë

Publikuar: 25/10/2025

Video / Çuni Fahriu feston raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet si alibi e Berishës për të mos zbatuar nenin e dorëheqjes

Ashtu siç pritej, opozita e ka lexuar me pesimizëm si në njoftim mortor raportin OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit. Edhe pse në raport thuhet se zgjedhjet ishin konkurruese, përfaqësuesit e PD-së kanë theksuar se raporti dëshmon manipulimin e zgjedhjeve, ndikimin e krimit, përdorimin e administratës etj.

Zgjedhjet njihen, pra nuk do të përsëriten, por ‘plagosja’ e tyre i mjafton Sali Berishës për të justifikuar refuzimin e pikës 8 të nenit 46 të statutit të PD, e cila parashikon që “në rast se pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithëshme për Kuvendin, Partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati përfundon menjëherë dhe automatikisht për shkak të Statutit. Në këtë rast, kryetarit që i përfundon mandati, nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet pasardhëse për kryetar partie”.

Në këto kushte, SHQUP ka festuar raportin e OSBE/ODIHR, i cili u jep fund zërave për largimin e Doktorit. Deputeti Klevis Balliu, i njohur si çuni i Fahriut, ka zgjedhur të ‘harbohet’ në një club nate në Tiranë. Siç duket edhe në këtë video çuni Fahriut po feston një nga ‘fitoret’ e pakta gjatë 13 viteve të mbushura me disfata.

Ndërkaq, Balliu mësohet se nuk ka deklaruar ende pasurinë në ILKPKI pasi mori mandatin e deputetit në shtator të këtij viti. Çuni Fahriut është shfaqur me makina luksoze para SPAK, posedon disa pasuri të paluajtshme (vila, apartamente dhe prona), por mbetet për t’u parë se çfarë do të deklarojë në ILKPKI. Kujtojmë se kur u zgjodh deputet në 2017, Balliu nuk deklaroi asnjë pasuri, madje në letra u shfaq i pastrehë. Por, tashmë që po vepron SPAK-u, ndoshta do detyrohet të deklarojë pasuritë që mund të gjurmohen nga BKH-ja.