Gjykata cakton 25 shtatorin për seancën paraprake për ish-presidentin Ilir Meta.
Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila u caktua më herët nga shorti elektronik që u hodh javën e kaluar.
Dy ditë më parë Ilir Meta, ish-presidenti i Republikës regjistroi një tjetër betejë të dështuar në luftën e tij për t’u liruar nga burgu. Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi kërkesën e tij për të zëvendësuar me një masë më të butë masën “arrest në burg”, që e vuan prej tetorit të vitit të kaluar.