Nuk arriti të siguronte karrigen në Kuvend, Kreshnik Çollaku i bashkohet kabinetit të presidentes Osmani si këshilltar për politikën e jashtme

Politikë

Publikuar: 02/09/2025

Nuk arriti të siguronte karrigen në Kuvend, Kreshnik Çollaku i bashkohet kabinetit të presidentes Osmani si këshilltar për politikën e jashtme

Ish-deputeti i PD, Kreshnik Çollaku, ka bërë me dije se i është bashkuar kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në pozicionin e këshilltarit për politikën e jashtme.

Përmes një reagimi në facebook, Çollaku shprehet se pjesëmarrja e tij në ekipin e presidentes Osmani, i jep mundësinë për të qenë midis Tiranës dhe Prishtinës me të njëjtin angazhim politik e publik, në shërbim të interesave kombëtare e shtetërore të 2 vendeve.

Te dashur miq,me kenaqesi dhe krenari kam pranuar ftesen e Presidentes se Kosoves Vjosa Osmani ,per tu bere pjese e ekipit te saj nese pozicionin e Keshilltarit per Politike te Jashtme.

Deshira dhe vullneti im per ti sherbyer Kosoves si pjese thelbesore e ceshtjes kombetare shqiptare,me kete angazhim merr nje dimension e mundesi te re,per te cilen i jam mirenjohes e falenderues Presidentes Osmani per besimin dhe vleresimin.

Ky angazhim me jep nje mundesi te shkelqyer per te qene midis Tiranes e Prishtines,me te njejtin angazhim politik e publik ,dhe vullnet per te kontribuar avancimit ne menyre te integruar te interesave tona kombetare e shteterore”,- shkruan Çollaku.

https://www.facebook.com/share/p/1LuyhVRVUo/?mibextid=wwXIfr