Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj ka dalë nga SPAK pas disa orësh që është marrë në pyetje.
Ai u mor në pyetje nga prokurorët e posaçëm në lidhje me dosjen e Erion Veliajt, ndërsa në një prononcim shkurt para mediave, Arbër Veliaj tha se kishte “ardhur vullnetarisht të sqaroj pozicionin”.“Erdha vullnetarisht për të shprehur bashkëpunimin tim me institucionin”, tha Arbër Veliaj.
Gjykata e Lartë, me një vendim të datës 25 Maj, pranoi rekursin e Arbër Veliaj dhe ktheu dosjen për rigjykim në Gjykatën e Apelit të Posaçëm tek i njëjti trup gjykues.
Por, togat e zeza vendosën mospranimin e ankimit të vëllait të kryebashkiakut kundër vendimit të datës 20 Dhjetor 2024 të Gjykatës së Posaçme për ushtrimin e kontrolleve.
Më 23 korrik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpall zyrtarisht i pandehur, nën akuzat për korrupsion, deklarim të rremë të pasurisë dhe pastrim parash. Bashkë me të, është përfshirë në hetime edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.