Kur të keni kohë ose kur të ktheheni nga pushimet, i rrasni një të pyetur këtij Chat GPT se mbase ju tregon edhe sa qindra miliona euro kanë për t’ju ngrohur xhepat…
Meqë ka dalë ky stili i të bërit “opozitë” me ChatGPT, si nuk folët 4 vjet rresht një fjalë për këtë Jani Karathanos KÇK që ka marrë konçensionin 130 milion euro nga Rama HPS për laboratorët që edhe godinat ja ka dhënë Qeveria HLB?
Po për atë koncesionin tjetër të Ministrisë së Shëndetësisë, atë të dializës, që është 110 milion euro, si nuk patët kohë ta pyesnit këtë “shejtan” Chat GPT për kureshtje të paktën çfarë do thoshte për Klod ALLB që ka edhe ai 4 vjet rresht që merr para me thasë e tallet me pacientët hallexhi?
Se LIVE e pashë që prej 4 vitesh që dërdellitet në një komision gjoja “hetimor” për 2 koncensionet e ministrisë së Shëndetësisë me vlerë 200 milion euro, nuk folët apo belbëzuat asnjë fjalë për këto 2 të tjerat që kanë marrë 240 milion euro.
Kur të keni kohë ose kur të ktheheni nga pushimet, i rrasni një të pyetur këtij Chat GPT se mbase ju tregon edhe sa qindra miliona euro kanë për t’ju ngrohur xhepat Janis Krth dhe Klod ALLB dhe deri kur do rrini si të dhjerë për këto dy konçensione???
