Zjarr në Devoll, shkrumbohet një kasolle dhe sipërfaqe toke

Aktualitet

Publikuar: 07/08/2025

Zjarr në Devoll, shkrumbohet një kasolle dhe sipërfaqe toke

Një zjarr ka përfshirë këtë të enjte një pjesë toke në fshatin Cangonj të Devollit.

Sipas informacioneve, mësohet se zjarri ka rënë në barishte, ndërsa në afërsi ka qenë një kasolle (magazinë) e cila është djegur totalisht.

Në vendin e ngjarjes aktualisht janë 3 mjete zjarrfikëse dhe 9 efektivë, së bashku me banorë të fshatit, të cilët po ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit.

Nuk dihet nëse ka qenë zjarr-vënie e qëllimshme apo aksidentale.