Berisha skenar të ri për humbjen e 11 Majit: Edi Rama bleu vota me 450 leje për bandat e narkotrafikut!

Politikë

Publikuar: 24/07/2025

Berisha skenar të ri për humbjen e 11 Majit: Edi Rama bleu vota me 450 leje për bandat e narkotrafikut!

Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për përdorimin e lejeve të ndërtimit si mjet për blerje votash në zgjedhjet e 11 majit 2025, të cilat ai i cilësoi si një “farsë elektorale kriminale dhe antikushtetuese”.

Në konferencën e sotme me gazetarët, Berisha tha se gjatë periudhës zgjedhore janë dhënë 450 leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin, me përfitues kryesorë bandat e lidhura me narkotrafikun, të cilat, sipas tij, po kontrollojnë territorin dhe ekonominë e vendit përmes kartelit të ashtuquajtur “Troplinët”.

“Edi Rama bleu vota me 450 leje për bandat e narkotrafikut, në periudhën këto të ndaluar me ligj që mund të jepeshin.

Nga prilli 2024 deri në maj 2025 janë dhënë mbi 1 mijë leje ndërtimi.

450 prej tyre gjatë periudhës zgjedhore.

Këtu nuk përfshihen mijëra e mijëra leje të dhëna për shtesa, rikonstruksione, etj, në mbarë Shqipërinë nga bashkitë e vendit.

Këtu përfshihen vetëm lejet që ka firmosur Adelajda Rroko, famozja, që është motra e dy lejtnantëve kryesore të kartelit Çela, vëllezërit Rroko, dhe që është faktikisht drejtoresha e planifikimit, e urbanistikës të Shqipërisë dhe firma mbi të është firma e Edi Ramës.

Tani, përgjatë vitit numri i lejeve të ndërtimit ka variuar nga 29-25 në muaj, por në dhjetor 2024-mars 2025 ato janë dyfishuar me 60 leje ndërtimi.

Në Durrës, të gjitha kompanitë kanë vetë një nipt, të regjistruar në zonën e Xhafzotajt, pra në kryeqytetin e Troplinëve. Duket qartë tendenca për të pasur sa më afër portin e Durrësit.

Kompanitë e ndërtimit të Elvis Doçit, Xhevdet Troplinit, Hysni Doçit, Eldemar Construction kontrollohet nga Visi i Pojës.

Me 24 dhjetor, imagjinojeni, ditën e Krishtlindjes, të kryesh mëkate edhe atë ditë, nuk ke as Krisht, as Muhamed, por je pa din dhe imam- merr leje ndërtimi për objektin Rock of Kavaja. Projekti është hartuar nga një studio kroate dhe në Shqipëri ka përfaqësues një mik të famozit Dorian Duçka. Administratori i Eldemar, Gëzim Hasa, një ish-polic i arrestuar për trafik kokaine në Itali së bashku me Denis Hasën, edhe ky përfaqësues në vitin 2010 i Eldemar.

Me 11 maj të vitit 2025, Elvis Doçi- se i kishte ardhur urdhri i arrestit, por Altin Troplini e mbante në xhep dhe i thotë shit dhe mbathja- me datën 11 maj, Elvis Doçi kalon në pronësi të Ceofarmësm, me pronar Nadir Çausholli, 60 përqind të aksioneve të Rock of Kavaja. 6 ditë më vonë, palët paraqiten përsëri para noterit dhe deklarojnë rritje të kapitalit.

Pra, me datën 17, Elvis Doçi që në kohën që Altin Troplini mbante në xhep mandatin ndërkombëtar të arrestit të këtij eksponenti të kartelit më të rrezikshëm në Europë që disponon portin e Durrësit, ai bënte veprime për t’ia kaluar aksionet fiktivisht Nadir Çaushollit, i cili merr përsipër 100 përqind të investimit.” – u shpreh mes të tjerash Berisha.