Deputeti i PS, Lavdërim Krashi, tha se reforma territoriale është shumë e domosdoshme.
Krashi foli gjatë një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News edhe për akuzat mes palëve politike, opozitës dhe pozitës, duke thënë se opozita dy vite i ka shpenzuar vetëm duke djegur karrige.
“Asnjë sistem politik nuk është perfekt. Sistem që të jenë të gjithë dakord nuk ka. Por i vihet detyrë PS, dhe Edi Ramës që të gjendet një sistem që të fitojë opozita.
Unë hyj tek ata që kam kërkuar reformë territoriale në Shqipëri. Patjetër që ka njerëz shumë të kualifikuar në administratë publike, por ka edhe problematika.
Në Tiranë unë vë re që respektojnë shenjat në rrugë, më shumë kafshët endacake se sa njerëzit. Pra jemi përpara situatë ku patjetër që ka nevojë për adresim”, tha ai.