Pas ultimatumit të Ramës, dorëheqje masive edhe në bashkinë e Selenicës 

Aktualitet

Publikuar: 15/07/2025

Pas ultimatumit të Ramës, dorëheqje masive edhe në bashkinë e Selenicës 

Pesë administratorëve të njësive administrative në Selenicë, kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre të cilat tashmë janë protokolluar dhe konfirmuar nga vetë institucionet lokale.

Këto dorëheqje vijnë pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë një takimi me kryetarët e bashkive në Durrës pak ditë më parë, kërkoi largimin edhe të të gjithë kryetarëve të njësive administrative. Ky urdhër ishte pjesë e një pakete më të gjerë riorganizimi, që përfshin dorëheqjet e drejtuesve të institucioneve në varësi të pushtetit vendor.

Në Bashkinë e Selenicës, megjithëse dorëheqjet e pesë administratorëve janë pranuar, puna e tyre do të analizohet në detaje dhe në përfundim të këtij procesi do të vendoset nëse do të ketë largime përfundimtare.