Plagosje me armë zjarri në Durrës

Kronike

Publikuar: 30/05/2025

Plagosje me armë zjarri në Durrës

Një ngjarje kriminale është regjistruar pasditen e sotme në periferi të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Fllakës.

I plagosur me armë zjarri ka mbetur Arbër Gorgea, rreth 40 vjeç.

40-vjeçari ndodhet në Spitalin e Durrësit, në gjendje jo të mirë shëndetësore, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të krimit.