Ervin Salianji ka depozituar në Gjykatën e Fierit, një kërkesë urgjente për lirimin nga burgu. Nuk dihen të dhënat që përmban kërkesa e tij, por me shumë gjasa duhet të lidhet me ditët e “rehabiliitimit”.
Ditët e fundit, në burgun e Fierit ka patur vizita të shumta nga personazhe të njohur publike, përfshirë ata mediatike. Salianji është një nga të burgosurit VIP që refuzoi fajësinë që iu ngarkua nga e ashtuquajtura çështja “Babale”.
Sipas burimeve nga kampi demokrat dalja e Salianjit nga burgu pritet të sjellë zhvillime të forta në kampin kundërshtar dhe në vetë karrierën e senatorit Xhafaj.
Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka kundërshtuar në Gjykatën e Lartë dënimin me 1 vit burg të dhënë nga Gjykata e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm.
Avokatët e Salianjit kanë dorëzuar që në janar të këtij vitit mbi 100 faqe argumente ligjore ku kundërshtojnë shkallën e dytë të gjyqësorit që e çoi në burg për kallëzim të rremë. Relatori i çështjes është caktuar gjyqtarja Albana Boksi