U shfaq me vigon në dorë në fushatë, reagon Berisha: Më kanë çjerrë demokratët me thonj!

Politikë

Publikuar: 07/05/2025

U shfaq me vigon në dorë në fushatë, reagon Berisha: Më kanë çjerrë demokratët me thonj!

Kreu i PD, Sali Berisha ka mohuar të ketë probleme shëndetësore, pasi u fotografua dy ditë më parë me vigon në dorë, ndërsa ishte në një takim elektoral.

Ai ka thënë se e kanë çjerrë demokratët e shumtë që e takojnë.

Vetëm se nuk kuptohet se çfarë lidhje mund të ketë vigoni me çjerrjen e duarve.

Me këtë përgjigje Berisha e ka paralelizuar fushatën e tij me atë të Trump, i cili në fund të vitit 2024 dhe fillim të vitit 2025,  u pa në publik me hematoma të dukshme në duar, duke shkaktuar shqetësim dhe spekulime për shëndetin e tij.

Shtëpia e Bardhë e shpjegoi këtë si pasojë të shtrëngimeve të forta të duarve gjatë takimeve zyrtare. Këto pamje u bënë objekt diskutimi dhe spekulimi në mediat sociale dhe ato janë përdorur për të nxitur pyetje mbi shëndetin e tij.