Kjo është dora e Sali Berishës, sot para SPAK, ndërsa lexon deklaratën për letrën që ka dorëzuar në këtë institucion. Fotografi Armando Babani është fokusuar mbi dorën e tij, dhe siç shihet qartë, poshtë mëngës së xhaketës ndodhet vigoni i serumeve që Berisha merr gjatë ditës, ndërkohë që është në fushatë.
Nuk është e sigurt nëse ai është i sëmurë apo nëse merr substanca për energji, por është e qartë që kemi të bëjmë me një vigon për serume.
Dhe kur vigoni mbahet në dorë, kjo tregon se merr serum në mënyrë sistematike. Mbi 80 vjeç, non grata, i pandehur në SPAK, me Familjen që i rrezikohet nga veprimtaria e tij armiqësore ndaj qindra njerëzve, deri tek zhdukjet dhe vrasjet, Sali Berisha i ngjit me shumë vështirësi shkallët.
Megjithatë, Berisha shfaqet energjik në këtë fushatë, pavarësisht shenjave të demencës. Duket se burimi i energjisë është vigoni në dorë. Kushedi se çfarë i fusin nga ai vigon për t’a mbajtur në këmbë.