Përfshihet nga flakët një pallat në Radhimë, evakuohen banorët 

Aktualitet

Publikuar: 04/05/2025

Përfshihet nga flakët një pallat në Radhimë, evakuohen banorët 

Një zjarr ka përfshirë një pallat në zonën e Radhimës rreth orës 14:05 të pasdites së sotme.

Shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe parandalimin e përhapjes së flakëve në ndërtesat përreth.

Rreth orës 14:05, dyshohet se ka rënë zjarr në një pallat në Radhimë. Menjëherë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë kanë ndërhyrë për evakuimin e banorëve, dhe deri tani raportohen vetëm dëme materiale”, njofton policia.