Gazetari ndihmon familjet e varfra në Maliq me kishën e tij, revoltohet Edmond Spaho: Maskarenj, po e bëni për vota 

Kryesore

Publikuar: 25/04/2025

Gazetari ndihmon familjet e varfra në Maliq me kishën e tij, revoltohet Edmond Spaho: Maskarenj, po e bëni për vota 

Gazetari Xhensil Shkëmbi, pjesë e një komuniteti kishtar, ka ndihmuar disa gra, bashkë me Kishën në të cilën shkon, duke iu shpërndarë ndihma.

Gjë që shumë kisha e bëjnë në gjithë Shqipërinë.

Por Edmond Spaho ka reaguar i revoltuar, pasi sipas tij, këto ndihma po shpërndahen në këmbim të votive.

“Filloi shperndarja e miellit ne Maliq ne kembim te votave.

PS po shperndan miell nga shtepite e Sonil Sulo Pine dhe Vjollca Qato.

Shihni fotot e maskarenjve qe shperndajne miell per vota dhe qe pretendojne te na fusin ne Europe.

Neser do ju bej kallzim penal ne SPAK”, shkruan Spaho.

Edmond Spaho – ky nuk është miell fushate por humanizmi

Jam pjesëtar i komunitetit kishtar në Maliq prej më shumë se 8 vitesh. Çdo muaj, Kisha Ungjillore për shkak të problemeve të shumta sociale të komunitetit të Qarkut të Korçës për më shumë se 200 familje në nevojë u ka ofruar ndihma ushqimore e jo vetëm.

Familje të cilat jetojnë në kushte të vështira ekonomike, edhe për faj të politikës. Ndërsa këto ndihma janë pjesë e një projekti të fondacionit Hope for Albania, 3 vjeçar, ku shpërndahen për Krishtlindje dhe Pashkë

Kisha asnjëherë nuk e ka patur për qëllim të ngatërrojë humanizmin me politikën sepse kisha është fe, është familje, është atdhe. Krejt ndryshe nga politika.

Zoti Spaho, gratë të cilat i kishit ekspozuar në foto (duke shkelur rëndë privatësinë e individit) janë ndjerë të fyera nga ana juaj. Barrë të rëndë ke marrë përsipër deputet”, i përgjigjet gazetari.