Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për çeljen e fushatës elektorale të PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Meta, i cili nuk dërgoi një audio mesazh në miting por dërgoi fëmijët e tij, shkruan se takimi në sheshin Nënë Tereza ishte madhështor.
Kreu i PL e cilëson fushatën si një start të jashtëzakonshëm, duke shtuar se janë vetëm 30 ditë larg nga fitorja e tyre.
“Madhështore! E vetmja fjalë, që përshkruan këtë moment historik që sonte përjetoi çdo shqiptar. Një start i jashtëzakonshëm, plot nerv dhe energji, i fushatës tonë fitimtare për Nr.1. Shqiptarët prekën sonte shpresën, si kurrë më parë dhe të ardhmen që meritojnë më shumë se çdo komb tjetër.
Çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot gjeti veten në atë shesh gjigand zemrash! Edhe 30 ditë larg Shqipërisë Madhështore! Fitorja është kaq afër, më pranë se kurrë! VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” VOTO ILIR METAJ, në Qarkun Tiranë”, shkruan Meta.