Ilir Demaliaj: Vota e Diasporës, në favor të PS! Mazhoranca do marrë mandatin e katërt më 11 maj

Politikë

Publikuar: 26/03/2025

Ilir Demaliaj: Vota e Diasporës, në favor të PS! Mazhoranca do marrë mandatin e katërt më 11 maj

Partia Socialiste do të marrë mandatin e katër në zgjedhjet parlamentaret 11 majit. Kështu është shprehur analisti i njohur Ilir Demaliaj, i cili ishte i ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC News.

Ai theksoi se Partia Socialiste do të marrë 78-81 deputetë, ndërsa theksoi se vota e Diasporës do shkojë për mazhorancën aktuale.

Vota e Diasporës është pro pushtetit. Partia në pushet do të marrë mandatin e katërt. Do të marrë 78-81 mandate”, tha ai.

Ai theksoi se kryeministri Edi Rama ka bërë një punë të mirë  sa i takon agjendës europiane të Shqipërisë.

Sipas Demaliajt, njerëzit do të zgjedhin Partinë Socialiste dhe jo Sali Berishën, i cili i ka shkaktuar katrahura të mëdha këtij vendi.

Ka bërë një punë për agjendën europiane. Njerëzit janë për të votuar PS, sepse nuk mund të votojnë një njeri, që i ka sjellë katrahura Shqipërisë”, tha ai.