Nadir Çausholli, pronar i kompanisë farmaceutike “CFO Pharma” ka pretenduar ditën e djeshme gjatë deshmisë së tij për hetuesit pas sulmit me armë ndaj biznesit të tij, se disa kohë më parë është paralajmëruar nga një deputet i Kuvendit që të kishte kujdes.
Çausholli nuk e ka bërë me dije emrin e deputetit, por ka pretenduar se sulmi vjen nga konkurrenca. Godina e CFO Pharmës u godit me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar. Policia po heton jo vetëm një sulm për shkaqe konkurrence, por edhe pistën e dhënies së parave me fajde nga Çausholli si dhe konflikte të tjera ku ai është perfshirë. /Voxnews