“Më keni ndërprerë në mes karrierën politike” – Argumenti i Ilir Metës, për të dalë nga burgu: Para janë zgjedhjet, më nxirrni

Aktualitet

Publikuar: 27/02/2025

“Më keni ndërprerë në mes karrierën politike” – Argumenti i Ilir Metës, për të dalë nga burgu: Para janë zgjedhjet, më nxirrni

Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta, ka kërkuar në Gjykatën e Lartë ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Meta, përmes avokatit të tij, Genc Gjokutaj, ka kërkuar zbutje të masës së sigurisë, duke qenë se para janë zgjedhjet parlamentare.

Izolimi në qeli, sipas presidentit të Partisë së Lirisë, i pengon karrierën politike dhe zhvillimin e fushatës zgjedhore.

Kujtojmë se Meta u vu në pranga me urdhër të SPAK më 21 tetor 2024. Ai akuzohet për 3 vepra penale, “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie”.