Berisha tha se Rama pagoi “New York Times” për të shkruar kundër tij, reagon gazetari: Gënjeshtër!

Politikë

Publikuar: 21/02/2025

Berisha tha se Rama pagoi “New York Times” për të shkruar kundër tij, reagon gazetari: Gënjeshtër!

Gazetari i njohur i New York Times, Kenneth P. Vogel, ka mohuar akuzat e Sali Berishës, i cili pretendoi se kryeministri Edi Rama ka paguar 150 mijë euro për artikullin mbi punësimin e Chris LaCivita nga Partia Demokratike.

Në një postim në rrjetin X, Vogel e cilësoi këtë pretendim të pabazë, duke theksuar se as ai dhe as gazeta nuk janë paguar për këtë raportim.

https://twitter.com/kenvogel/status/1892692385345245481