Tensione në Kuvend/ Gogu – opozitës: Ju keni hallin e Primareve, ndaj prishni seancën! Jeni familja e dhunës që digjni gjithçka dhe shantazhoni

Politikë

Publikuar: 13/02/2025

Tensione në Kuvend/ Gogu – opozitës: Ju keni hallin e Primareve, ndaj prishni seancën! Jeni familja e dhunës që digjni gjithçka dhe shantazhoni

Deputeti Socialist Toni Gogu iu përgjigj deputetit demokrat Gazment Bardhi për akuzat e hedhura, kur mori fjalën për procedurë.

Deputeti socialist kujtoi se kolegët e tij po keqpërdornin sallën e Parlamentit me shantazhe, intimidime, fyerje dhe akuza.

“E kanë bërë si tur drush, që djegin çdo gjë që del përpara. Shantazhojnë këdo, edhe kryetaren e Parlamentit. Por dihet se ka nisur gara për Primaren dhe kanë hallin për listën e deputetëve, ndaj duan të prishin edhe seancën sot në Parlament”, u shpreh ai.

Dhe ndërsa fliste, Gogu ndërpritej nga krahu tjetër nga deputeti Bardhi, që lëshonte akuza në distancë dhe krijonte zhurmë që kolegu të mos dëgjohej.

Kur i pret fjalën një kolegu, do të thotë se nuk je rritur mirë. Je në një familje ku njihet dhuna, bridashi, djegia e karrigeve”, i drejtohet ai Bardhit, që vijonte të fliste nga vendi dhe e ndërpriste. Madje deputeti demokrat vijoi ilaritetin e tij verbal edhe pasi Gogu u ul në përfundim të fjalës së tij.