Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç’thotë ky palaço, ligji njeh vetëm 2 gjini!

Politikë

Publikuar: 30/01/2025

Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç’thotë ky palaço, ligji njeh vetëm 2 gjini!

Sali Berisha në konferencën për gazetarët dje tha se PD do depozitojë në parlament ligjin që sanksionon në Republikën e Shqipërisë dy gjini, mashkull dhe femër. Kjo deklaratë e Berishë vjen edhe pas dekretit të Trump në SHBA që shfuqizoi ligjin e administratës Biden që njeh më shumë se dy gjini.

Ish deputeti Halit Valteri ironizoi propozimin e Berishës me praninë e Gazment Bardhit krah tij. 

“Flet për prindin 1 dhe prindin 2 dhe ka Gaz ardhi ngjitur. Propozon një ligj që nuk ekziston. Nuk ka në parlament ligj për prindin 1 dhe prindin 2. 

Si mund ta sanksionosh kur ka dy gjini? Të merresh me këtë debilin, nuk ka respekt për askënd, merr në gojë gjithë dynjanë. Çohet nga mëngjesi në darkë, merr me libër shtëpie çdo personazh, nga Balluku, Veliaj, Carlo Bollino.

Gjithë të këqijat ja ngec dhe Carlos, që është në punë të vet. 2 gjini ka Republika e Shqipërisë jo 3. Ka propozuar në 2009 bashkëjetesën homoseksuale, ky palaço. Minimumi duhet të ketë kujtesë politike ky robi. Është i marrë që nuk di çfarë thotë. Çfarë do bëjë, çfarë do sjelli?!”, tha Valteri në Repolitix në Report TV.