Erdogan provokon Athinën: Selaniku është njëri kufi i Eskişehirit, tjetri është Krimea!

Botë

Publikuar: 26/01/2025

Erdogan provokon Athinën: Selaniku është njëri kufi i Eskişehirit, tjetri është Krimea!

Presidenti truk Recep Tayyip Erdogan ka provokuar sërish Athinën me deklaratat e tij për kufinjtë e Truqisë.

Ai foli të shtunën në Kongresin e 8-të të Rregullt Provincial të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në qytetin e Eskişehirit, duke e fokusuar fjalimin e tij në politikën e brendshme dhe zhvillimet ndërkombëtare.

Presidenti turk nënvizoi se qyteti është një model solidariteti dhe bashkëjetese paqësore. 

Siç raporton CNN Turk , Erdogan tha se po i referohej “kufijve të zemrës së tij”, por para fillimit të takimeve me Kyriakos Mitsotakis, ai kishte përmendur kthimin e Selanikut “në kufijtë politikë dhe kulturorë të Turqisë”, duke thënë se si “Gjeografia e zemrës sonë arrin nga Adriatik deri në Murin e Madh. Selaniku, Mosuli, Jerusalemi i shohim si qytetet tona”.

Një kufi i Eskişehirit është Selaniku dhe tjetri është Krimea. Njëra është Samarkand dhe tjetra është Qiproja e Veriut.

Nëse vëllezërit dhe motrat e mia nga pothuajse çdo cep i botës turke jetojnë këtu në paqe dhe siguri, kjo nuk është vetëm për shkak të dashamirësisë së kombit tonë, por edhe sepse Eskişehiri i pret me krahë hapur. Ju kërkoj veçanërisht të punoni me vetëdijen se po i shërbeni një qyteti kaq të shkëlqyer”, shtoi Erdogan.

Lidhur me zhvillimet në Gaza, presidenti turk theksoi se ndërsa qëndruam në krah të vëllezërve tanë palestinezë për 15 muaj, do të mobilizojmë sërish të gjitha burimet në funksion të muajit të shenjtë të Ramazanit.