Ministri Hasani takim me Presidentin Zelensky në Kiev

Kronike

Publikuar: 18/01/2025

Ministri Hasani takim me Presidentin Zelensky në Kiev

Ministri për Evropën dhe Punën e Jashtme Igli Hasani, është takuar në Kiev me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenksy. Ministri tha se shkëmbyen instrumentet e ratifikimit të Marrëveshjes së Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë dhe nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi, të fokusuar në bashkëpunimin në integrimin evropian.

Hasani ritheksoi vendosmërinë e Shqipërisë për të qëndruar me Ukrainën në luftën e saj me Rusinë.

“Takime produktive në Kiev me Presidentin Volodymyr Zelenskyy, Kryetarin e Parlamentit Ruslan Stefanchuk, Kryeministrin Denys Shmyhal, zv/kryeministren Olga Stefanishyna dhe Ministrin e Jashtëm Andrii Sybiha. Shkëmbyem instrumentet e ratifikimit të Marrëveshjes së Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë dhe nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi, të fokusuar në bashkëpunimin në integrimin evropian. Këta hapa përfaqësojnë progres të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis vendeve tona dhe riafirmojnë angazhimin tonë për një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm. Shqipëria qëndron me vendosmëri me Ukrainën në rrugën e saj drejt paqes, sigurisë dhe të ardhmes evropiane”, shprehet Hasani në postimin e tij në “X”.