Sali Alushi, i quajtur Amber Candy, është një djalë 40-vjeçar nga Vlora, i cili po përpiqet të bëjë revolucion seksual në shoqërinë shqiptare, duke u paraqitur si femër në formatin “Big Brother VIP”.

Sali Berisha, i quajtur “Doktori”, është një burrë 80-vjeçar nga Tropoja, i cili po përpiqet të bëjë revolucion në kangjellat e formatit amerikan “SPAK”, duke u paraqitur si “virgjëreshë” me moral dhe trup të paprekur.

Të dy Salinjtë kanë ngjashmëri jo vetëm nga emri. Të dy shkruajnë si analfabetë, të dy nuk pranojnë realitetin, të dy i janë kundërvënë natyrës dhe shoqërisë, të dy janë travestitë, secili në mënyrën e vet.

Ndërsa Sali Alushi kërkon të bindë popullin që është Amber Karamelja, pa arritur të bindë as vëllezërit e vet nëse duhet ta thërrasin “motër”, Sali Berisha kërkon të bindë të njëjtin popull që është ai e ardhmja e tyre, pa u pranuar më parë nga të gjithë motrat dhe vëllezërit demokratë.
Të dy janë oratorë nevrastenikë, me timbër zëri “demokrat”. Saliu i vjetër tingëllon si vetja, ndërsa i riu si Ferdinand Xhaferri, një demokrat që donte ta bënte diellin travestit.

Të dy nuk i qasen dot qyteteve të lindjes, pasi Tropoja nuk i pranon të pabesët, ndërsa Vlora burrat me cica grash.
Të dy dashurojnë TV-në, sepse rrinë gjithë ditën në ekran; të dy dashurojnë Lirinë, njëri se e ka grua dhe tjetri se vetëm brenda këtij nocioni demokracie mund të veshë reçipeta dhe tanga.
Sali Alushi dhe Sali Berisha kanë travestuar dy jetë brenda së njëjtës: i pari duke qenë 20 vjet djalë dhe 20 “Amber”, i dyti 40 vjet komunist dhe pjesën tjetër demokrat. Të dy Salinjtë kanë ndryshuar gjeneralitetet.
Viti 2025 do të jetë viti i dy Salinjve, Sali Alushit dhe Sali Berishës. Show sapo ka filluar…
