Von der Leyen po vuan nga një ‘pneumoni e rëndë’, anulon udhëtimet për 2 javët e para të janarit

Aktualitet

Publikuar: 03/01/2025

Von der Leyen po vuan nga një ‘pneumoni e rëndë’, anulon udhëtimet për 2 javët e para të janarit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka anuluar të gjitha udhëtimet e saj të planifikuara për dy javët e para të janarit për t’u shëruar nga një “pneumoni e rëndë,” e cila do ta pengojë, ndër të tjera, të udhëtojë në Poloni për nisjen formale të presidencës së radhës së Këshillit të BE-së.

Sipas ‘La Repubblica‘ Von der Leyen, 66 vjeçe dhe rishtazi e konfirmuar për një mandat të dytë, nuk do të shkojë as në Lisbonë, ndërsa udhëtimi i planifikuar për në Gdansk për fillimin formal të presidencës polake do të shtyhet. Këtë e kanë bërë të ditur për Europa Press burime nga ekzekutivi i BE-së.