A tentoi Berisha eliminimin e Gjekmarkajt për të provokuar trazira? E shynë persona të dyshimtë

Kryesore

Publikuar: 24/12/2024

A tentoi Berisha eliminimin e Gjekmarkajt për të provokuar trazira? E shynë persona të dyshimtë

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka rënë në tokë pa ndjenja gjatë protestës në zonën e Pallatit me Shigjeta, duke përfunduar më pas në spital. Disa pamje të publikuara tregojnë qartë se Gjekmarkaj nuk është dhunuar nga policia, por nga ana tjetër persona të dyshimtë duket se e kanë shtyrë.

“I thashë jam nënkryetar Parlamenti, jam profesor universiteti… As më shikonin fare në sy. Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë”, tha Gjekmarkaj në spital.

Sali Berisha nxitoi duke akuzuar policinë dhe Edi Ramën për një akt kriminal ndaj Gjekmarkajt.

“Kriminelë me uniformë kanë goditur Agron Gjekmarkajn. Ky është akt kriminal i porositur direkt nga Edi Rama. Ai po ndjek me tmerr protestën dhe po targeton drejtuesit e saj. Mos prekni asnjë protestues, janë në të drejtën e tyre kushtetuese”, tha Berisha.

Policia në një reagim hodhi poshtë akuzat e Sali Berishës se Agron Gjekmarkaj u dhunua nga uniformat blu.

“Policia e Shtetit përgënjeshtron si tërësisht të pavërtetë deklaratën në media të z. Sali Berisha, ku pretendoi se deputeti Agron Gjekmarkaj është goditur nga punonjësit e Policisë. Deputeti Gjekmarkaj nuk është goditur nga asnjë punonjës policie, por, nga të dhënat e para, rezulton se ai nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe është larguar nga protesta. Policia e Shtetit shpreh keqardhje për këto deklarata dhe, mbi të gjitha, për veprimet e dhunshme të deputetit Flamur Noka, i cili jo vetëm nuk iu bind urdhrit të Policisë për të liruar rrugën, por ka kundërshtuar me dhunë, duke shtyrë, fyer dhe goditur punonjësit e Policisë që ishin në detyrë për të liruar rrugën me qëllim lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve. Policia e Tiranës ka evidentuar të gjithë ata shtetas që bllokuan në mënyrë antiligjore rrugën dhe kundërshtuan urdhrin e punonjësve të Policisë për ta liruar atë dhe do të procedohen sipas ligjit. Bllokimi i rrugëve është vepër penale, çka u është bërë e qartë organizatorëve të protestës në përgjigjen e kthyer nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, që mori përsipër garantimin e protestës, por pa bllokuar lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve”, thuhet në reagim.

Po kujt i interesonte një incident i tillë?

Pushteti nuk ka asnjë interes që një deputet i opozitës, që shkon sa tek Basha tek Berisha, të binte dëshmor në protestë. Më i interesuari për kurbanë politikë në këto momente të vështira politike është Sali Berisha. Kujtojmë rolin tejet të dyshimtë të Berishës në vrasjen e Azem Hajdarit, vrasje të cilën e përdori për të ardhur në pushtet me dhunë.

Ndoshta deputetët e opozitës duhet të jenë shumë të kujdesshëm, të paktën deri në zgjedhjet parlamentare, pasi Sali Berisha mund të përdorë çdo makinacion kriminal për avantazhe politike dhe shpëtuar familjen nga veprimi i SPAK-ut.