Berisha: Kanë goditur Gjekmarkajn dhe Gaz Bardhin, ftoj demokratët t’ju përgjigjemi me domate dhe vezë

Politikë

Publikuar: 23/12/2024

Berisha: Kanë goditur Gjekmarkajn dhe Gaz Bardhin, ftoj demokratët t’ju përgjigjemi me domate dhe vezë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se deputeti Agron Gjekmarkaj është goditur nga policia gjatë protestës.

Përplasje ka pasur më herët mes deputetëve Gazment Bardhi, Luan Baçi dhe Flamur Noka të cilët janë konfrontuar me forcat e policisë. Është e paqartë se ku është përplasur Gjekmarkaj me policët, dhe nëse e kanë goditur siç pretendon Berisha.

Kreu i PD-së i konsideroi policët si “kriminelë me uniformë” dhe tha se urdhri për të goditur Gjekmarkajn është dhënë nga Edi Rama.

Do mbaj përgjegjës personal ndaj dhunës fizike ndaj nënkryetarit të parlamentit dhe të PD-së, Agron Gjekmarkaj. I them Edi Ramës dhe Ervinit me 3 mbiemra se këto akte i marrim personale.Ndaj ftoj demokratët që ti gjuajnë kudo që ti shohin këta kriminele me vezë dhe domate në cdo rast.

Kjo kërkon që sapo t’i shifni makinat e tyre, ose ata vetë, drejtuar breshëri vezë dhe domate.deklaroi Berisha.

Po sipas gazetarëve që ndodhen në terren, raportohet se Gjekmarkaj ka humbur ndjenjat, në rrethana ende të paqarta.