Intervista e radhës? Çim Peka shfaqet sërish me Arben Ahmetajn: Gati të bëjmë atë që themi

Aktualitet

Publikuar: 17/12/2024

Intervista e radhës? Çim Peka shfaqet sërish me Arben Ahmetajn: Gati të bëjmë atë që themi

Çim Peka duket se është gati për një intervistë tjetër me ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Ky i fundit, ndodhet në arrati ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke shkaktuar një dëm ekonomik buxhetit shtetëror.

Sot Çim Peka ka bërë një postim në rrjetet sociale. Ai shfaqet sërish me Ahmetajn dhe shkruan: “Bëjmë atë që themi, themi atë që do bëjmë”, përfundon ai.

Arben Ahmetaj ka dhënë dy intervista televizive për gazetarin Çim Peka ku ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë së tij.