Rusia në hall: Dy bazat e saj në Siri janë tashmë në dorën e rebelëve

Botë

Publikuar: 09/12/2024

Rusia në hall: Dy bazat e saj në Siri janë tashmë në dorën e rebelëve


Moska po përpiqet të gjejë gjuhën e përbashkët me udhëheqjen e re të Sirisë dhe të krijojë marrëdhënie në të ardhmen me ta. Shqetësimi i madh i Rusisë në fakt është fati i dy bazave të saj ushtarake (bazës ajrore Hmeimim dhe një objekti detar në Tartus, të dyja në bregdet) që të dyja i kanë dhënë Moskës një terren në Mesdheun lindor në vitet e fundit.

Edhe pse Moska e kishte mbështetur Bashar al-Asadin për 9 vjet dhe i dërgoi atij ndihmë ushtarake për ta mbështetur dhe për ta mbajtur në pushtet, tani që ai është rrëzuar, Rusia po përpiqet të gjejë dialogun me udhëheqjen e re në Siri. Rusia tani thekson se gjatë gjithë kohës ka kërkuar një zgjidhje politike të kësaj krize.

Ajo që është interesante këtu është se deri vonë, media ruse i referohej asaj që tani e quan “opozita e armatosur në Siri” si “terroriste”. Kjo fjalë ka dalë nga raportimi tani në Moskë dhe tani po i quan si “opozita e armatosur” ose “opozita”.

BBC raporton se Kremlini thotë se ata “po ruajnë lidhjet” me opozitën siriane dhe se kanë marrë garanci për bazat e tyre ushtarake në rajon. Por situata nuk është aq e lehtë. Aktualisht, ka rreth 7500 personel ushtarak rus në Siri, shumica e të cilëve janë të vendosur në objektet kryesore ushtarake ruse në Tartus dhe Latakia.

Ka gjithashtu edhe disa dhjetëra ushtarë rusë, kryesisht operatorë elitë të forcave speciale që janë të shpërndarë në të gjithë Sirinë. Disa nga këto njësi arritën të tërhiqen pranë bazave ruse kur rebelët përparuan, por dhjetëra personel u shkëputën nga grupi kryesor.

Kjo u konfirmua nga dy oficerë rusë në pension, të cilët mbajnë kontakte të ngushta me ushtarët që shërbejnë në Siri. Të dy kanë shkruar për këtë në bloget e tyre. E ardhmja e bazave ushtarake është e pasigurt. Sipas imazheve satelitore, të studiuara nga BBC, shumica e anijeve të marinës ruse u larguan nga baza detare e Tartus më 3 dhjetor.

Avionët luftarakë në Lataki, nga ana tjetër kanë mbetur në aeroport. Ka sugjerime të pakonfirmuara se nesër pritet të fillojë evakuimi i avionëve dhe personelit të parë nga ajo bazë. Zyrtarët rusë ende nuk kanë komentuar mbi këto raporte.