Policia greke ka zhvilluar operacionin e parë për zbardhjen e ngjarjeve që kanë dalë pas komunikimeve në platformën “Sky ECC”. Operacioni i parë ka çuar në arrestimin e një oficeri 42-vjeçar të anti-drogës që dyshohet se bashkëpunonte me trafikantët.
Financimi i tij në baza mujore nga një rrjet ndërkombëtar droge për të dhënë informacion dhe për të shmangur arrestimin e anëtarëve të tyre u zbulua nga hetimi i shërbimit të Brendshëm.
Njëkohësisht është vërtetuar financimi i tij mujor, me qëllim informimin dhe mbulimin e veprimtarisë së paligjshme të rrjetit për të shmangur arrestimin e tyre. Gjithashtu është konstatuar se ai po tentonte të siguronte në baza mujore dhe për llogari të një të treti sasi të mëdha droge, si dhe të përfshinte persona në rrethin e tij të kontakteve në veprimtarinë e paligjshme të rrjetit. Policia greke ka zhvilluar operacionin e parë për zbardhjen e ngjarjeve që kanë dalë pas komunikimeve në platformën “Sky ECC”. Operacioni i parë ka çuar në arrestimin e një oficeri 42-vjeçar të anti-drogës që dyshohet se bashkëpunonte me trafikantët.
Financimi i tij në baza mujore nga një rrjet ndërkombëtar droge për të dhënë informacion dhe për të shmangur arrestimin e anëtarëve të tyre u zbulua nga hetimi i shërbimit të Brendshëm.
Njëkohësisht është vërtetuar financimi i tij mujor, me qëllim informimin dhe mbulimin e veprimtarisë së paligjshme të rrjetit për të shmangur arrestimin e tyre. Gjithashtu është konstatuar se ai po tentonte të siguronte në baza mujore dhe për llogari të një të treti sasi të mëdha droge, si dhe të përfshinte persona në rrethin e tij të kontakteve në veprimtarinë e paligjshme të rrjetit.