“Blindohet” Shtëpia e Bardhë/ Frikë për luftë civile pas rezultatit të zgjedhjeve

Botë

Publikuar: 05/11/2024

“Blindohet” Shtëpia e Bardhë/ Frikë për luftë civile pas rezultatit të zgjedhjeve

Ndërsa amerikanët presin rezultatet e zgjedhjeve, Uashingtoni është në gatishmëri të lartë për dhunë të mundshme nga mbështetësit e Trump, nga frika e një përsëritjeje të trazirave të Kapitolit në 2021. Bëhet e ditur se shteti amerikan po përgatitet për një tjetër sulm të dhunshëm nga mbështetësit e Donald Trump nëse ai humbet përballë Kamala Harris.

Gjithashtu masave të rrepta të sigurisë ekzistuese i është shtuar edhe një gardh i zi metalik më shumë se dy metra i lartë.

Kjo vjen pasi autoritetet federale dhe lokale kanë frikë nga skenat që të kujtojnë sulmin vdekjeprurës në Kapitol më 6 janar 2021. Ndryshe, Trump tashmë ka filluar të vërë në dyshim integritetin e votave edhe para numërimit të votave, sidomos në Georgia. /Daily Star/