U vra në Shkodër, Elis Rrashkadoli i arrestuar për grabitje në Belgjikë dhe në kërkim për plagosje në Rumani

Aktualitet

Publikuar: 30/08/2024

U vra në Shkodër, Elis Rrashkadoli i arrestuar për grabitje në Belgjikë dhe në kërkim për plagosje në Rumani

Elis Roshkodoli, 36-vjeç është vrarë me armë zjarri në rrugën ‘Isuf Sokoli’ në Shkodër në zonën e ‘Zdrales’. Vrasja ka ndodhur brenda në një lokal.

Rroshkodoli, person me precedent penal, ishte shpallur në kërkim nga Policia për llogari të autoriteteve rumune.

36 -vjeçari akuzohej për plagosje në Rumani.

Roshkodoli pas një sherri në një qebaptore ka plagosur pronarin e një klubi nate.

36-vjeçari është ngritur nga tavolina dhe me një thikë që ka pasur në dorë ka qëlluar pronarin e lokalit.

Ndërsa në vitin 2014, ai është arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh të tjerë për grabitje në Belgjikë.