Kush e donte të vdekur Elis Rrashkadolin? U qëllua me 18 plumba, policia në ndjekje të makinës së autorit

Aktualitet

Publikuar: 30/08/2024

Kush e donte të vdekur Elis Rrashkadolin? U qëllua me 18 plumba, policia në ndjekje të makinës së autorit

Shkodra është tronditur mesditën e sotme nga një vrasje me armë zjarri, brenda në një lokal në lagjen ‘Ahmet Haxhia’.

Viktimë ka mbetur Elis Rroshkodol, banues në Shkodër, i cili rezulton me precedent të mëparshëm penal.

36-vjeçari ishte i ulur në tavolinë në pjesën e jashtme të lokalit me një person tjetër. Autori është afruar i maskuar dhe ka qëlluar drejt tij 17-18 plumba.

Dyshohet se është larguar me një mjet, ndërsa policia i është vënë në ndjekje.

Policia gjeti në çantën e dorës së Elis Rroshkodolit edhe një armë zjarri pistoletë me fishekë gati për qitje.

Emri i 36-vjeçari rezulton me precedentë të mëparshëm penal pasi në vitin 2023 ka plagosur me thikë një rumun dhe u arratis drejt Stambollit.

Ndërsa në vitin 2014, është arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh të tjerë për grabitje në Belgjikë.

Të atin, Kujtim Rroshkodol ia kanë vrarë në 1997-ën. 36-vjeçari më së shumti në vitet e fundit ka jetuar jashtë vendit.(pamfleti)