Sherr në Kukës, plagoset me thikë një 15-vjeçar! Në gjendje të rëndë shëndetësore

Aktualitet

Publikuar: 16/08/2024

Sherr në Kukës, plagoset me thikë një 15-vjeçar! Në gjendje të rëndë shëndetësore

Rreth orës 20:30, në qytetin e Kukësit, pranë Muzeut, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur me mjet prerës një 15- vjeçar, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor dhe vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen autorit/ve, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.