Turistët largohen të tmerruar / Flakët rrethojnë disa hotele në Shëngjin! (FOTO)

Aktualitet

Publikuar: 30/07/2024

Turistët largohen të tmerruar / Flakët rrethojnë disa hotele në Shëngjin! (FOTO)

Shëngjini po përballet me situatë alarmante këtë të martë. 

Forcat zjarrfikëse janë prej orësh në luftë me flakët, që po vijojnë të hapen me shpejtësi të madhe edhe në zonën e rrugës Shëngjin-Velipojë, po ashtu është aktivizuar një tjetër vatër zjarri e re në anën tjetër të malit.

Edhe pse po punohet nga toka dhe ajri, situata mbetet kritike në këtë zonë, ku zjarri po afrohet dhe pranë disa bizneseve dhe banesave.