Si bëhej pazar me jetën te Onkologjiku/ “Kërkonte 5 mijë euro, por për ju tha 4”, koordinatori: Po më nxirrni keq! I premtova që…

Aktualitet

Publikuar: 25/06/2024

Si bëhej pazar me jetën te Onkologjiku/ “Kërkonte 5 mijë euro, por për ju tha 4”, koordinatori: Po më nxirrni keq! I premtova që…

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me skandalin te Onkologjiku, si pasojë e të cilës janë lëshuar 8 masa arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje për personelin e këtij spitali.

Në dosje evidentohen edhe bisedat ku flitet për shifra të cilët pacientët detyrohen të paguhen në mënyrë që të marrin shërbimin e një operacioni.

Pjesë nga dosja:

Mustafa: Doku si të kam? N.A është nëna e një shokut tim do të marri në telefon. Ma zgjidh pak?

Emiljano: Ca u tha doktori, a mbaruat punë?

Mustafa: Doktori tha duhet bërë operacion sa më shpejt, na dha një çmimin për të bërë operacion, bëhet 3500 euro tha por për Emiljanon 3000.

Emiljano: Ok ishte do e bëjë operacionin, skaner, ka bërë skaner?

Mustafa: Do ta bëjmë edhe skanerin, ja ta provojmë do të shkojmë në Peshkopi të bëjmë atë skanerin e përgjithshëm ta shohim se a ka marrë pjesën e trupit a e ka vetëm aty.

Emiljano: E pra se ajo është e rëndësishme, mos u lodh me harxhu lekë më.

Në datën 12.02.2024 ora 19:14

Emiljano: Po si i merrni ju lekë atij

Edmond Gashi: Qesh dhe i thonë nuk e di se jam në sallë

Emiljano: Po s’bëhet kështu se është e dyta herë më nxirrni mua keq.

Edmond Gashi: Do e kontrollojmë. Ai është për operacion

Emiljano: Po unë i thash vizita është falas

Gashi: Do e rregullojmë, do e rregullojë doktori thuaji do të fusë në operacion

Emiljano: E hë futja kot sa keq më nxirrni

Në datën 12/02.2024 ora 19:16

Emiljano: Më tha të kërkoj ndjesë do t’ia bëj minus te operacioni se harrova nr i telefonit: Emiljano ai e kishte operacionin 4 mln lekë, 5 e kam tha po për ju 4.

Emiljano: Shumë e ka po ti hajde të mërkurën dhe e shohim e flasim.