Komunikimi i akuzës / Zbulohet pretendimi i prokurorisë që lidh Arben Ahmetajn me Zoton në çështjen e inceneratorëve

Aktualitet

Publikuar: 14/06/2024

Komunikimi i akuzës / Zbulohet pretendimi i prokurorisë që lidh Arben Ahmetajn me Zoton në çështjen e inceneratorëve

Çështjet e impianteve të përpunimit të mbetjeve si në rastin e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës vazhdojnë të mbeten ende kryefjala e lajmeve të përditshme në vendin tonë , ndonëse kanë muaj që gjykohen dhe hetimet për to kanë mbaruar.

Emra të shumë zyrtarëve të lartë shtetëror, por edhe individëve të lidhur me to si në rastin e mardhënieve të Arben Ahmetajt me Klodian Zoton janë përmendur në dyert e organeve të drejtësisë duke paraqitur dhe fakte të cilat flasin për këto marrëdhënie, të cilat përveçse miqësore kanë qënë dhe influencuese në marrjen e shumë vendimeve që lidhen me projekte të ndryshme të zhvilluara në vendin tonë, ndër to dhe ndërtimin e Impianteve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.

Në redaksinë tonë u njohëm me disa materiale të cilat lidhen me mardhënien e ngushtë të Klodian Zotos dhe Arben Ahmetajt.

Më datë 08.03.2023 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur pranimin e kërkesës së SPAK duke lejuar kontrollin në vilën e Arben Ahmetajt, ndodhur në Palasë, Vlorë, kontrollin në vilën tjetër të këtij shtetasi të ndodhur në Hamallaj, Durrës, por duke vendosur dhe kontrollin e një sërë pasurish të tjera si dhe kontrollin personal të personave lidhur me të.

Më datë 21.03.2024 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë vendimin për marrjen e personit si të pandehur dhe njoftimin e akuzës për Z. Klodian Zoto.

Klodian Zoto akuzohet për dy vepra penale: Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shteteror ose i të zgjedhurve vendor, parashikuar nga neni 245 e 25 i K.Penal, por dhe pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, parashikur nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal.

Në këtë material ka fakte të ndryshme të cilat lidhen me komunikime midis zyrtarëve dhe personave të përfshirë në këto afera, udhëtime, bileta dh3 fotografime, të cilat qartazi tregojnë se personat e lartëpërmendur kanë vite që njihen dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

Vendimi datë 17.072023 i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me gjyqtar Erjon Bani ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive mbi pasuritë e shtetasit Arben Ahmetaj dhe Znj. Albina Mançka, por gjithashtu dhe vendosjen nën sekuestro edhe të disa llogarive bankare të Arben Ahmetajt.

Ahmetaj, ndonëse në arrati që prej muajit Qershor 2023 dhe që prej muajit Korrik 2024 i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për ‘mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë vetëm dhe në bashkëpunim, korrupsion pasiv i funskionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendor në 6 raste por dhe pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, është shfaqur disa herë në media ose në rrjete sociale duke bërë deklarime të shumta. Rasti me i fundit ishte ai i paraqitjes në Rai 3 në median italiane ku nga arratia ngrinte akuza për kryeministrin Edi Rama, akuza të cilat Rama i ka hedhur poshtë si reagime të një personazhi që ka humbur karrigen e pushteti dhe ka halle me drejtësinë.