Publikohet fotoja e 36-vjeçarit, Arbër Muça, të cilit një ditë më parë iu sekuestrua pasuria me kërkesë të prokurorisë së Fierit, pasi dyshohet se e ka vënë nga aktiviteti kriminal.
Mijëra ha tokë, apartament, vendparkim, 13 makina dhe llogari bankare, pasuri në total me vlerë rreth 1.8 milion euro janë sekuestruar me firmë të gjykatës së Fierit dhe kërkesë të prokurorisë së këtij qytetit.
Konkretisht, janë sekuestruar pasuritë si më poshtë:
•2 sipëfaqe toke arë, në total 6831 m2, në Fier;
•3 sipërfaqe toke truall, në total 630 m2, në Fier;
•njësi shërbimi me sipërfaqe 200 m2, në Fier;
•njësi 2 kate me sipërfaqe 625 m2, në Fier;
•njësi me sipërfaqe 100 m2, në Fier;
•apartament me sipërfaqe 127 m2, në Tiranë;
•1 vendparkim në Tiranë;
•12 automjete;
•2 llogari bankare me vlerë rreth 120 000 euro.