“Krijoi kushte për vrasjen e Marklen Hakës, por vdiq halla e tij”, zbardhen detaje nga akuzat për Durim Bamin!

Aktualitet

Publikuar: 18/05/2024

“Krijoi kushte për vrasjen e Marklen Hakës, por vdiq halla e tij”, zbardhen detaje nga akuzat për Durim Bamin!

Zbardhen detaje të reja rreth megaoperacionit në disa qytete të vendit, ku u lëshuan rreth 50 urdhër-arreste.

Durim Bami akuzohet për krijim kushtesh për atentatin ndaj Marklen Hakës ku mbeti e vrarë halla e tij.

Ngjarja në fjalë ndodhi në viti 2019, natën e tërmetit të 21 shtatorit.

Për këtë ngjarje është arrestuar dhe Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, që rezulton i zhdukur.

Enver Stafuka u rrëmbye dhe zhduk pa gjurmë.