Pas këngës që i dedikoi, Cllevio në gjendje të rëndë psikologjike, “shpërthen” në lot për Roan Brahimin

Show Biz

Publikuar: 11/05/2024

Pas këngës që i dedikoi, Cllevio në gjendje të rëndë psikologjike, “shpërthen” në lot për Roan Brahimin

Roan Brahimi u ekzekutua mbrëmjen e së enjtes në Greqi, në sy të bashkëshortes dhe djalit të tij 7-vjeçar. Pas vrasjes, reperi Kleviol Ahmeti, i njohur nga të gjithë si Cllevio Serbiano i dedikoi një këngë Roanit, të cilin e ka pasur mik të ngushtë dhe qëndronin bashkë në Dubai.

Ndër rreshta Klevioli zbuloi se 32-vjeçari kishte një parandjenjë të keqe se do e vrisnin. Pas publikimit të kësaj kënge reperi i cili është mjaft aktiv në rrjetin social “TikTok”, ku pothuajse përgjatë gjithë kohës qëndron “live” me ndjekësit e tij është shfaqur tepër i mërzitur, madje s’ka nguruar as të qajë para kameras.

Ndërkohë, risjellim në vëmendje edhe njëherë rreshtat e këngës së Clevios ku thotë se shokët e Roanit janë mërzitur për ikjen e tij.

“Çunat janë trishtuar, s’dihet sa do vrasin!”, thotë reperi duke paralajmëruar kështu një hakmarrje të mundshme.

“S’doja ta besoja për vdekjen e Kingut. Fratelo pse ike, se vinim nga Marsi. Të humba ty, dorëzohem të zanaksi. Lotoj në heshtje, dhimbja do zgjasi. Çunat janë trishtuar, s’dihet sa do vrasin. Ëndrrat e bukura nuk zgjasin me vite. Jetove Gango, 32 ditëlindje.

Të akuzojnë për vrasje apo grabitje. Intuitiv ishte, atentatin e prisje. Takim i fundit, kujtoj dhe përqafimin. Dubai Marina, te adresa ku rrinim. Trëndafia do të dërgoj, se nuk vij dot te varrimi. Love u Gango dhe ti e di kuptimin. Më mori malli, prezenca jote. E di që po buzëqesh nga terreni i asaj toke”,thotë Cllevio në vargjet e këngës.

Roan Brahimi ishte duke udhëtuar mbrëmjen e së enjtes me një makinë luksoze Mercedes Benz A Class, nën shoqërinë e bashkëshortes së tij, Katerina Beqos, ku drejt tyre u qëllua me breshëri plumbash. Dy plumba kanë rezultuar fatale për Brahimin, një plumb që e kapi në kokë e një tjetër pak më poshtë.

Sipas medias greke autorët kanë pritur momentin e duhur për të vrarë 32-vjeçarin pasi nuk kanë dashur që të rrezikojnë djalin e tij. Sapo 7-vjeçari ka dalë nga makina dhe i është bashkuar fëmijëve në park për të luajtur, autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt makinës ku ndodhej viktima.