Mfal, mfal, mfal… jo barbar, ka ardhur koha të shkosh në qeli dhe të dorëzosh pasuritë. Si i lamë këta çizme dhe xhuxhë floriri të sh*ërdhejnë 30 vjet mbi jetët tona!

Analizë

Publikuar: 21/04/2024

Mfal, mfal, mfal… jo barbar, ka ardhur koha të shkosh në qeli dhe të dorëzosh pasuritë. Si i lamë këta çizme dhe xhuxhë floriri të sh*ërdhejnë 30 vjet mbi jetët tona!

Pjesa më pak e civilizuar e shoqërisë, të pagdhendurit, ordinerët që janë njëkohësisht të egër e të pashpirt (savage), cilësohen në kohët moderne “barbarë”.

Barbarë në Shqipëri ka si kudo, por barbarë që të jenë në prime time të politikës dhe televizioneve i gjen vetëm në Tiranë, si askund tjetër në botë.

Lufta Iran-Izrael, me raketa dhe drone pati në disa ditë më pak barbarizëm se sulmi publik i tribalëve Meta-Kryemadhi nëpër ekrane. Konflikti mijëravjeçar nē Lindjen e mesme, gjithësesi e ruan “etikën” kur thërret për hakmarrje, ndërsa deputetja me çizme dhe ish presidenti xhuxh shqiptar nuk kanë limite kur pëllasin e hungërojnë për shpagim! Ndaj kujt?

Nuk na rruhet fare për askënd! Ky është mesazhi publik që dha çifti barbar.
Nuk u rruhet për SPAK! Nuk u rruhet për Qeverinë! Nuk u rruhet për burgun, dmth. as për tre pjellat që do lënë jashtë!

Imagjinohet çfarë qindi i ka punuar barbari, atyre që ende i rrinë pranë, eunukëve, grave dhe vajzave të LSI-së. Barbarja gojëshqyer nga ana tjetër, ka rivalizuar fytyrëprishurin sikur të jetë e sapodalë nga Bis41.

Po për SHBA-ne u rruhet barbarëve? Lepuri dhe çafka hodhën si “çeço” votën e 139, 140 pro reformës, që zgjodhi “dum-dumin” për t’i transportuar këtë pranverë, nëpër qeli.

Po, të dy barbarët do futen në burg. Ata e dinë që hundët, gojët, stomaqet e “sekuestruara”, janë provat e “florinjta” pa asnjë faturë. Cez-Dia ka më shumë, deri dëshmitarë të vrarë!

Ndaj po zhvishen lakuriq sa janë pa pranga në duar për t’u dukur dëshpërimisht të çmendur. Ndaj po i bëjnë për të fundit here, qindin tv-së, mbarë shqiptarisë publike.
Janë të lojtur? Janë aktorë? Janë dinakë? Jo, janë thjesht dy barbarë që për pak ditë, para arrestimit do nxjerrin edhe hallatet bashkë me gjenitalet në publik.

Vetëm që disi, diçka të shpëtojnë! Dhe të gjithë do pyesin në pasqyrë: Si i lamë këta barbarë të sh.ërdhejnë mbi jetët tona këta 30 vjet?!
Mfal, mfal, mfal, mfal, mfal, mfal, mfal…! Jo barbar, ka ardhur koha kur nuk mund të falet më, “Both will go to jail”